Pas publikimit në media të lajmit për zhdukjen e saj dhe apelit te familjes për ta gjetur, 17 vjeçarja durrsake, Gazije Kazija, është gjetur në një banesë të marrë me qera në qytetin e Sarandës së bashku me të dashurin e saj 20 vjeç E.M
Policia e Durrësit njofton se e reja ka pohuar përpara hetuesve se është larguar me dëshirë nga banesa ndërkohë që blutë e qytetit bregdetar po hetojnë edhe mbi iternerarin që vajza ka kryer nga data 17 kur iku nga shtëpia.
Dy të rinjtë, janë transportuar për në Policinë e Durrësit ku janë marrë edhe në pyetje për të zbardhur edhe aventurën e tyre 12 ditore.
Pas denoncimit të familjarëve, u dyshua se vajza mund të jetë rrëmbyer për qëllime trafikimi. Por vajza ka deklaruar përpara hetuesve se është larguar me dëshirën e saj dhe askush nuk e ka mashtruar apo të ketë tentuar ta trafikojë. Ajo ka theksuar gjithashtu se e do djalin me të cilin u larguar.
Familja ngriti shqetësimin në media, ndërsa u mësua se vajza ishte larguar me dëshirë nga banesa dhe kishte lënë edhë një letër ku sqaronte rrethanat e largimit. Sipas dëshmisë së vetë vajzës me 20 vjeçarin nga Fieri ishte njohur nëpërmjet Facebook-ut por prej kohësh takoheshin rregullisht.
Redaksia Online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO