Banorët e lagjes nr. 3 në Durrës kanë njoftuar policinë në orën 09:00 për një bombë artizanale, e cila është gjetur në rrugë, pranë disa automjeteve të parkuara.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, duke krijuar një perimetër sigurie.
Policia konfirmon se lënda plasëse është e telekomanduar dhe e lidhur me një celular. Dyshohet se mund të ketë rënë nga ndonjë makinë në lëvizje.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat xheniere,.
"Rreth orës 09:00, në lagjen nr. 3, është konstatuar në rrugë, një celular i lidhur me një objekt të dyshimtë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për rastin. Janë njoftuar specialistët xhenierë, për heqjen e objektit dhe verifikimin e tij", njoftoi policia.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.











Komente
Komento