Gjendet e djegur makina
e vrasësve të Megi Jakiçit

Gjendet e djegur makina<br />e vrasësve të Megi Jakiçit
TIRANE- Policia e Tiranës ka gjetur dje pasdite një makinë të djegur e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit të ndodhur të enjten e kaluar në “Komunën e Parisit” ku mbeti aksidentalisht e vrarë Megi Jakiçi.

Sipas lajmeve të publikuara sot në shtypin e përditshëm, burime të policisë thanë mbrëmë se makina është djegur qëllimisht. Ajo është mercedez Benz shumë e ngjashme me makinën e filmuar nga kamerat e sigurisë të një qendre tregtare pranë vendit të krimit. Gjithashtu makina përngjason dhe me përshkrimet që kanë bërë dëshmitarët okularë.

"Policia ka kryer verifikimin e targave të makinës dhe ka arritur të gjejë pronarin e saj por ai rezulton se është jashtë shteti. Kjo ka bërë që policia të hedhë dyshime se makina është vjedhur për tu përdorur enkas për këtë krim. "- shkruan shekulli.

10 persona nen përgjim
Rreth dhjetë persona, janë vënë në përgjim nga prokuroria pasi dyshohen se kanë lidhje me atentatin tek "Komuna e Parisit", ku mbeti aksidentalisht e vrarë 25-vjeçarja Megi Jakiçi dhe i plagosur lehtë shtetasi Aleksandër Gocaj. Personat që tashmë po mbahen nën mbikqyrjen e policisë, janë me prencedentë penale si dhe anëtarë të dy grupeve kriminale që veprojnë në zonën e kryeqytetit dhe disa qytete në veri të vendit. Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e atentatit mafioz, prokurorë dhe oficerë të policisë kanë marrë në pyetje të plagosurin Aleksandër Gocaj, i cili sipas versionit të grupit hetimor ka qënë objektivi kryesor i autorëve të krimit. I pyetur rreth këtij fakti, Aleksandër Gocaj ka sqaruar se ai s'ka qenë objekt sulmi nga agresorët, pasi sipas tij ai nuk ka konflikte me njeri. Pas kësaj, Gocaj që për policinë njihet si person me precedentë penale, s'ka pranuar të tregojë detaje rreth sulmit apo autorëve të krimit. Ai është mjaftuar, duke thënë se nuk kishte çfarë të tregonte, pasi s'kishte parë autorin që ka qëlluar. Madje Gocaj, ka kundërshtuar dhe pistën e hakmarjes që prokuroria ka ngritur në këtë rast, duke shtuar në dëshmi se ai s'ka hasmëri me ansjë person. Aleksandër Gocaj, njihet si mik i ish-oficerit të policisë Halit Dedja nga Burreli që vitin e kaluar mbeti i vdekur në një atentat mafioz tek uzina "Enver". Kjo ngjarja sot e kësaj dite vashdon të jetë e pazbardhur nga polica.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë

Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë