Victoria Jones, vajza e aktorit Tommy Lee Jones, u gjet e vdekur të enjten në San Francisko.

Ajo ishte 34 vjeç dhe u gjet e pajetë në një hotel luksoz pak para orës 3 të mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa sipas mediave të huaja, shkaku i vdekjes mbetet i panjohur.

Victoria ishte vajza e aktorit 79-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, dhe Kimberly Clafley. Ish-çifti kanë edhe një djalë, Austin Jones, 43 vjeç.

34 vjeçarja kishte bërë paraqitje në aktrim së pari në filmin e vitit 2002 të babait të saj, “Men in Black II”.

Ajo u shfaq gjithashtu në filmin e vitit 2005, “The Three Burials of Melquiades Estrada’, të drejtuar nga babai i saj, ku luante edhe njerka e saj, Daën Laurel-Jones, si fotografe në sheshxhirim.