LONDER - Jacintha Saldanha, infermierja që punonte në spitalin ku ishte shtruar Dukesha e Kembrixhit, Chatherine MIddleton, ka gjetur vdekjen në mënyre misterioze.
Para dy ditësh ajo iu përgjigj një telefonate bërë nga një gazetare e një radio lokale australiane. Gazetarja u paraqit si Mbretëresha dhe kërkonte informacione të mëtejshme për shëndetin e Princeshës.
"Jacintha Saldanha ishte një infermiere e shkëlqyer dhe shumë e respektuar", -thuhet në një deklaratë shtypi nga spitali.
Infermierja punonte në spitalin King Edward VII në qendër të Londrës që prej 4 vitesh. Ndërkohë, po hetohet për shkaqet e vdekjes së saj dy ditë pas dhënies së informacioneve mbi princeshën, gazetares australiane.
Dukesha e Kembrixhit, tashmë në pritje të fëmijës së saj të parë, doli dje nga spitali ku u shtrua ditën e hënë për shkak të problemeve me nauzenë.
(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com