SARANDË- Ish mësuesja nga Gjirokastra Lida Dako është gjetur e vdekur në banesën e saj.

Dako 72-vjec, dyshohet te ketë rreth një javë që ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale dhe trupi kishte nisur të dekompozohej.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të Sarandës.

Ajo jetonte e vetme pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë disa vite më parë, ndërkohë që nga martesa nuk kishte fëmijë.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore ndërkohë që nga familjarët e saj, pritet të mbërrijë nga Gjirokastra i vëllai D.Gega.