U raportua si vetëvrasje në Fier, 50-vjeçarja Valdete Manaj u vra me thikë nga burri! Pasi i mori jetën, shkoi në kafe për të krijuar alibinë mbrojtëse! 56-vjeçari pranon krimin: Isha xheloz

FIER- Ende pa zbardhur dita Valdete Mamaj 50 vjeç, u vra me thikën e bukës nga bashkëshorti i saj, Petrit Mamaj 56 vjeç. Ngjarja e rëndë nga Sheqi i Madh në Fier tronditi mëngjesin e sotëm, por gjithçka ra në heshtje kur autori i krimit tha se ishte një vetëvrasje e gruas së tij.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se pak orë pas ngjarjes, ekspertiza ka zbuluar krimin e rëndë, pasi bëri ekzaminimin e 6 goditjeve në trupin e viktimës ku rezultoi se e ndjera kishte një goditje fatale me thikë në zemër. Ndërsa gjuajtjet e tjera me thikë në trupin e gruas, 56-vjeçari Petrit Mamaj i bëri për të humbur gjurmët që gjithçka të dukej si vetëvrasje.

Mamaj e ka qëlluar të shoqen me thikë, e mandej ka lajmëruar të vëllain, punonjës policie se gruaja ka vrarë veten. Pas kësaj telefonate, policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka mbledhur prova dhe ka kryer autopsinë në trupin e të ndjerës.  Policia e ka gjetur 50-vjecaren të pa jetë afër krevatit, ndërsa krimi ka ndodhur në orën 06:30 të mëngjesit. Pas krimit 56-vjeçari shkoi në lokal për të pirë kafe ne banorët e tjerë me idenë për të krijuar alibinë se nuk ishte në banesë kur ndodhi krimi. Më pas ai shkoi në shtëpi ku kishte vrarë gruan me thikë dhe më pas mori të vëllanë në telefon për t'i thënë se gruaja e tij 'kishte vrarë veten'.

Mësohet se çifti prej kohësh ka pasur probleme, ndërsa krimi ka ndodhur për motive xhelozie. Policia shoqëroi menjeherë bashkëshortin i cili ka pranuar se e ka kryer vrasjen për motive xhelozie. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës(thikë), me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen.

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve që jetojnë jashtë vendit, ndërsa djali një ditë para vrasjes, ishte nisur në Gjermani, ku jetonte edhe motra e tij. Petrit Mamaj, është punonjës i Bashkisë së Fierit në ndërmarrjen e pastrim gjelbërimit, ndërsa Valdete Mamaj punonte në një dyqan rrobash.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:19
U raportua për vetëvrasje, 50-vjeçarja Valdete Manaj u vra me thikë në zemër nga i burri, 56 -vjeçari pranon krimin: E bëra për xhelozi

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Valdete Mamaj, u vra me thikë në zemër nga burri i saj i cili ka pranuar edhe krimin. Fillimisht Petrit Mamaj, lajmëroi vëllain e tij efektiv policie se gruaja e tij kishte kryer vetëvrasje, por pas ekspertizës, është zbuluar se ajo ishte vrarë dhe gjuajtja fatale ishte një goditje me thikë në zemër. Më pas e ka qëlluar edhe disa herë të tjera. Ai ka pranuar në polici se e ka kryer ai krimin! ‘Po unë e vrava, e bëra për xhelozi’ mësohet të ketë thënë ai para policisë.

1644326510_mamaj.jpg

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 08/02/2022 18:14

    Lale ka divorc edhe ti ne jeten tende me tjeter ajo me tjeter te lumtur si ne perralla... Jeta vazhdon per te dy ose me mir per asnje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik