Gjendet i i shkrumbuar audi i verdhë që është shndërruar në kryefjalën e ditëve të fundit në Itali. Makina u gjet e braktisur në një fushë në provincën e Trevisos. Por ende asnjë gjurmë nga banditët, bëjnë me dije mediat italiane.

Kanë qënë flakët ato që alarmuan disa qytetarët të cilët thirrën zjarrëfikëset.Më pas në vendngjarje mbërritën dhe karabinierët të cilët konstatuan se makina e shkrumbuar nga flakët është ajo që u vodh në Milano, dhjetorin e kaluar, me të cilën tre persona, tashmë të kërkuar i kanë shpëtuar disa here forcave të policisë.

Ndërkohë një ditë më parë shqiptari 31 vjeçar u dorëzua në polici duke thënë se nuk ishte ai personi në foto dhe ai që kërkohet nga policia.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)