Gjendet i djegur  trupi i
ambasadorit grek në Brazil

Gjendet i djegur  trupi i<br />ambasadorit grek në Brazil
Gjendet i karbonizuar në një makinë trupi i amasadorit grek në Brazil i cili rezultonte i zhdukur prej tre ditësh.

Diplomati 59 vjecar Kyriakos Amiridis ishte parë për herë të fundit në periferi të Rio De Janero,në Nova Iguacu, ku është zbuluar edhe makina e tij.

Sipas BBC, ambasadori ka kryer për herë të fundit një telefonat me bashkëshorten e tij, ku i ka treguar që do të dilte dhe më pas asnjë prej familjarëve nuk ka patur kontakte më me të.
 
Policia fillimisht  ka përjashtuar një rrëmbim të mundshëm duke u shprehur se asnjë nuk kishte interes ta rrëmbente ambasadorin.Por po vijojnë hetimet përzbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ambasadori e kishte marrë detyrën në fillim të vitit pasi kishte shërbyer në Libi.

Rio De Janero  ka një përqindje të lartë të krimit dhe veçanërisht gjatë festave të fundvitit ku me mijëra turistë vizitojnë qytetin.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot