Mungesa e disa arkave në një kontenier me banane në portin e Durrësit ka vënë në pranga 20 persona. Mes tyre janë 16 punonjës sigurie në portin e Durrësit, dy operator firme dhe punëtori i kompanisë me shoferin që prisnin ngarkesën me banane në port.

Ata akuzohen për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” pasi një kontenier i ngarkuar me banane u gjet i hapur dhe mungonin disa arka. Burime për Report TV bëjnë me dije se konteineri me banane në Portin e Durrësit është konstatuar pasi ishte ngarkuar në kamion për t'u transportuar. Pasi është hapur është gjetur në gjendje të rrëmujshme dhe dyshimet janë se mungojnë nga 45 deri në 50 arka bananesh brenda tij.

Dyshohet të jenë hequr dhe të kenë qenë me kokainë, por autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë ardhur i hapur që nga jashtë dhe për këtë vijojnë verifikimet. Po punohet me kamerat e sigurisë për të kontrolluar çdo filmim që mund të ndihmoj në hetime. 20 të arrestuarit, të pyetur nga hetuesit, pretendojnë se nuk kanë asnjë dijeni për heqje arkash me banane në konteiner.

Personat e arrestuar janë identifikuar si:

  • - Jurgen Gjeçi, 26 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
  • - Armand Murataj, 21 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.
  • - Gentian Halili, 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i firmës "Marinier" që operon në Portin e Durresit;
  • - Azgan Zeka, 29 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, ne Portin e Durresit;
  • - Skender Plaku, 52 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
  • - Adi Qevanaj,  31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
  • - Kastriot Duçka, 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjësi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
  • - Mentor Dyrmishi, 47 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
  • - Klaudio Lala, 34 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
  • - Shpëtim Hajdin, 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
  • - Andra Xhevara, 54 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
  • - Adem Brasha, 40 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
  • - Veiz Kuçi, 32 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
  • - Rajd Bleta, 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i një firme, që operon ne Portin e Durresit;
  • - Ali Bajrami, 54 vjeç, banues në Durrës,  me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:

  • - Gjergj Doraci, 39 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
  • - Shefqet Elezi, 57 vjeç, banues në Shijak, Durrës,  me detyrë punonjës i Forcës së Sigurise Portuale, në Portin e Durresit;
  • - Profit Tola, 31 vjeç, banues  në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.

Po në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë per veprat penale “Kontrabanda me mallra te tjera” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” në bashkepunim, shtetasit:

  • - Altin Mahmutaj,  46 vjeç, banues në Durrës,  punëtor në  kompaninë që priste ngarkesën me banane;
  • - Nazmi Allgjata, 46 vjeç, banues në Durrës, shofer në  kompaninë që priste ngarkesën me banane. 

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrolleve të kryera nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë  nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Aurotitetet Doganore të Portit, në Portin e Durrësit eshte konstatuar një kontenier i paplumbosur me plumbçe.

Pasi është hapur ky kontenier, është vënë re se siperfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane, dhe se në kontenier mungonin arka me banane.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me ato të Departametit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentnin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të persnave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet e para hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:08
Kontenieri me banane në Portin e Durrësit u konstatua i hapur pasi ishte ngarkuar në kamion, mungonin 45-50 arka! Dyshohet se kishin kokainë

1641228937_bananedroge.jpg

Konteineri me banane në Portin e Durrësit është konstatuar pasi ishte ngarkuar në kamion për t'u transportuar. Pasi është hapur është gjetur në gjendje të rrëmujshme dhe dyshimet janë se mungojnë nga 45 deri në 50 arka bananesh brenda tij.

Dyshohet të jenë hequr dhe të kenë qenë me kokainë, por autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë ardhur i hapur që nga jashtë dhe për këtë vijojnë verifikimet. Po punohet me kamerat e sigurisë për të kontrolluar çdo filmim që mund të ndihmoj në hetime. 20 të arrestuarit, të pyetur nga hetuesit, pretendojnë se nuk kanë asnjë dijeni për heqje arkash me banane në konteiner.