Një i moshuar është gjetur i mbytur në një pus pranë banesës së tij në Durrës.

Policia njofton se rreth orës 23:30, në fshatin Katund i Ri, Durrës, pranë banesës së tij është  gjetur i mbytur në pus shtetasi A. L., 81 vjeç. Nga veprimet hetimore dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.