SHKODER - Një 69 vjeçar nga Kosova është gjetur i pajetë ditën e djeshme në plazhin e Velipojës në vendin e quajtur Vilun.

Sipas policisë Pajazit Gojnovci, lindur dhe banues në fshatin Lismir, Komuna Fushë – Kosovë, është gjetur i vdekur nga familjarët e tij.

Nga kryerja e veprimeve rezultoi se 69 vjeçari kosovar ka vuajtur nga probleme kardiake, ndërsa në trupin e tij nuk u konstatuan shenja dhune.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)