Një turist anglez është gjetur i pajetë sot në një hotel të njohur në kryeqytet.
 
Forcat e policisë, të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje pas marrjes së informacionit, nuk kanë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.
 
Sipas eksertizës së mjekësisë ligjore, vdekja e tij ka qenë natyrale, pasi turisti anglez vuante nga epilepsia.
 
Turisti anglez, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte me profesion inxhinier dhe prej 4 ditësh ndodhej në Shqipëri. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com