TIRANË – Policia e Tiranës ka gjetur trupin e pajetë të një 63 vjeçari në banesën e tij. Burimet policore konfirmojnë se dyshohet që Ali Murati, ka vdekur rreth një javë më parë na banesën e tij në zonën e Laprakës.
Murati prej kohësh jetonte i vetëm. Fqinjët e tij kanë dyshuar pasi prej disa ditësh nuk e kanë parë të lëvizë si gjithmonë dhe kanë lajmëruar policinë.
Zjarrfëikësit kanë bërë të mundur që nëpërmjet shkallëve të hynin nga dritarja në banesën e të ndjerit e të nxjerrin më pas trupin e tij.