Një 38 vjeçar i ka dhënë fund jetës në gjendje depresive duke përdorur një armë zjarri tip pistoletë.
Ngjarja ka ndodhur në mjetin e 38 vjeçarit me inicialet B.K, banues në Durrës, i cili sipas të gjitha rrethanave të marra parasysh nga grupi hetimor, ka vrarë veten me një plumb.
I riu është gjetur i pajetë brenda mjetit të tij ku dhe u gjet dhe arma me të cilën ka kryer aktin.
Ngjarja ka ndodhur në një shesh-pushim përgjatë autostradës Fier-Lushnje, disa metra larg kryqëzimit të Kolonjës, në drejtim të Lushnjes.