Një person është gjetur u pajetë në banesë, në lagjen nr.12, në Durrës.

Sipas policisë, 65- vjeçari është gjetur në banesën e tij, dera e të cilës ka qenë e mbyllur. Për këtë arsye është kërkuar ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve.

Dyshohet se 65- vjeçari ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale, ndërsa s'ka pasur shenja dhune në trupin e të ndjerit.

Njoftimi i policisë:

'Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 15:45, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 12, trupi i pajetë i shtetasit M. D., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.