Gjirokastër- Muzikanti Vasil Konomi nga fshati Goranxi në Dropull është gjetur i pajetë pasditen e sotme në garazh pranë makinës.

Instrumentisti 50-vjeç u konstatua pa shenja jete nga familjarët, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.

Policia njofton se trupi i muzikantit u transportua në morgun e Spitalit Rajonal Gjirokastër për të kryer ekspertizën mjekoligjore.

‘Rreth orës 16:00, njoftohemi se në fshatin Goranxi, Bashkia Dropull, në garazh pranë mjetit të tij, është gjetur i pa jetë shtetasi V. K., rreth 50 vjeç, banues në Goranxi, Dropull. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë. Trupi i shtetasit V. K. u transportua në morgun e Spitalit Rajonal Gjirokastër për të kryer ekspertizën mjekoligjore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.