Ndahet nga jeta parakohe kryetari i PD-së në Sarandë, pësoi infarkt në rrugë! Meta dhe Basha mesazhe ngushëllimi

Ndahet nga jeta parakohe kryetari i PD-së në Sarandë, pësoi infarkt në rrugë! Meta dhe Basha mesazhe ngushëllimi

Hariz Mema

Kreu i Partisë Demokratike Sarandë, Hariza Mema është gjetur i pajetë në rrugë në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Mësohet se kreu i PD-së Sarandë ka ndërruar jetë pasi ka pësuar infarkt. Burime bëjnë me dije se kreu i PD-së Sarandë ishte 54-vjeç.

Bëhet e ditur se Mema drejtonte prej 8 vitesh Partinë Demokratike në Sarandë. Ai ka qenë po ashtu edhe anëtar i këshillit bashkiak në qytetin bregdetar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:17
Vdekja e kreut të PD-së Sarandë, Basha: Fitoi betejën me COVID, por sot mori goditjen në zemër

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen para kohe nga jeta të kryetarit të degës së PD, Sarandë, Hariz Mëma.

Basha shkruan se Hariz Mëma pak kohë më parë fitoi betejën me COVID por sot mori një goditje në zemër që e la të vdekur.

'Lajm i pabesueshëm ndarja nga jeta e mikut dhe bashkëpunëtorit tim të ngushtë Hariz Mëma. Jam i tronditur dhe pikëlluar pa fund kur mora lajmin se rruga e tij u ndërpre sot papritur, dhe turravrapi i tij i zakonshëm u ndal përgjithmonë, pikërisht teksa ishte në kulmin e energjisë dhe dinamikës së tij të pandalshme.

Harizi fitoi betejën me Covidin por sot mori një goditje në zemër. Mendimet dhe lutjet e mija janë me bashkëshorten Teuta, vajzën Brikenën dhe dy djemtë Sinanin dhe Johanin, të cilëve ju gjendem pranë me gurin e rëndë të dhimbjes në zemër, me ngushëllimet e mija më të ndjera.

Kjo është një humbje e madhe për komunitetin e Sarandës ku ai ka dhënë kaq shumë si sipërmarrës, si kryetar i shoqatës Labëria, dhe një qytetar zemërmadh dhe i përkushtuar për komunitetin dhe bashkëqytetarët e tij.

Kjo është edhe një humbje shumë e rëndë për ne, për demokratët, ku ai prej dy mandatesh drejtoi me sukses degën e Sarandës, dhe për mua personalisht që kam humbur një mik të rrallë dhe bashkëluftëtarin e papepur të kaq shumë betejave. Do ta kujtojmë si përherë, fjalëpak e punëshumë, të vendosur, të dashur, të fortë dhe të qeshur. U prehsh në paqe mik i shtrenjtë!'- shkruan Basha.

Ora 14:49
Kryetari i PD-së Sarandë ndërroi jetë pasi pësoi infarkt, Meta mesazh ngushëllimi: Zoti ju dhëntë forcë!

1613483391_harizi.jpg

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të kryetarit të Partisë Demokratike në Sarandë.

'Me hidhërim të madh u informova për vdekjen e dhembshme të Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike të Sarandës, Hariz Mema, një personalitet i përkushtuar për paqen dhe begatinë e komunitetit.

Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të gjithë demokratët e Sarandës e mbarë Shqipërisë. Zoti ju dhëntë forcë për përballimin e dhembjes për këtë humbje të pazëvendësueshme!'- shkruan Meta.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh