Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Qatrom në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima mund të jetë i pastrehë.

Ai është gjetur në një përrua të thatë, ndërsa nuk ka shenja dhune nga kqyrja paraprake e trupit.

Dyshohet se viktima mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa trupi u dërgua në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizën mjeko-ligjore.