Andrey Malanin u gjet i pajetë në banesën e ambasadës ruse në Herod Atticus Road.
Sipas informatave paraprake, diplomati nuk ka dhënë pranishëm në zyrën e tij në dhe kolegët dhe zyrtarë të ambasadës u shqetësuan dhe shkuan në katin e 5-të të ambasadës. Duke qenë se dera ka qenë e mbyllur nga brenda ata të alarmuar lajmëruan policinë.
Sipas hetimeve paprake, vdekja e diplomatit ka ardhur për shkaqe natyrore.
Megjithatë, grupi i ekspertëve vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekje.
Vdekja e konsullit në Athinë vjen disa javë pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov, i cili u qëllua për vdekje nga një estremist islamik, gjatë çeljes së një galerie.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
