Trupi i pajetë i ish-ministrit të qeverisë së Uellsit, Carl Sargeant, 48 vjeç, ëshë gjetur në një banësë në Uellsin verior.
Policia ka dhënë informacion se po heton mbi një incident në lidhje me Sargeant, i cili është babai i dy fëmijëve, por nuk ka dhënë asnjë informacion të shtuar në lidhje me këtë ngjarje.
Jeremy Corbyn, udhëheqësi i laburistëve e ka cilësuar kërë ngjarje si të tmerrshme dhe thellësisht tronditëse, ai i përcolli ngushëllimet familjes, e cila ndjehet e tronditur nga kjo që i ndodhi Sargeant.
Episodi përbën një kthesë të errët në skandalin e ngacmimeve, që i ka dhënë një shkundje të fortë politikës britanike.
Tetë ligjvënës konservatorë dhe 3 laburistë janë përfshirë në akuza për sjellje të pahijshme dhe kryeministrja Theresa May, u detyrua të mblidhte krerët e partisë mbrëmjen e së hënës për të diskutuar mbi situatën.
Të premten, Sargeant deklaroi se kishte dhënë dorëheqjen pas akuzave shqetësuese kundër tij, por burime brenda Partisë Laburiste pretendojnë se 48-vjeçari ishte shkarkuar na partia.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com









