Gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Kamëz një 71-vjeçar italian, dyshohet arrest kardiak

Gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Kamëz një 71-vjeçar italian, dyshohet arrest kardiak

Foto ilustruese

Një 71-vjeçar italian është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një hotel në Kamëz. I moshuari me inicialet A.S., u gjet nga shërbimet e hotelit, ndërsa sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arrest kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës