Një 78-vjeçar është gjetur i vdekur në lagjen ‘Dyli Haxhire’ në Elbasan.

Mësohet se viktima është konstatuar nga banorët e lagjes.

Trupi i pajetë është dërguar në morg, për kryerjen e ekspertizës.

“Në lagjen "Dyli Haxhire", ka humbur jetën, në rrugë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi N. Sh., 78 vjeç. 

Trupi i pajetë është dërguar në morg, për kryerjen e ekspertizës”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit.