Një person është gjetur i vdekur në një kabinë elektrike në lagjen 'Kryengritja' në qytetin e Fierit. Viktima është Vladimir Plaka, 45-vjeç dhe shkak për vdekjen e tij është bërë kontakti me rrymën elektrike.

Si pasojë 45-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa energjia është stakuar në të gjithë lagjen.

Zona ka qënë dikur zonë industriale ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Në datën 04.06.2019, në lagjen "Kryengritja" Fier, pranë një kabine elektrike, është gjetur i vdekur shtetasi  V.P, 45 vjeç, banues në Kuman, Fier.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasin V.P e ka zënë korenti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.