ISLAMABAD – Një britanik që ishte rrëmbyer muaj më parë në Pakistan është gjetur i vdekur. Khalil Dale, 60 vjeç, punonte për Kryqin e Kuq Ndërkombëtar në Quetta, në Pakistanin jug-perëndimor.
Khalil Dale, i lindur në Jemen dhe shtetas britanik, ishte rrëmbyer në muajin janar. Trupi i tij u gjet nga policia në Quetta.
Kryqi i Kuq e përshkroi vrasjen e menaxherit të programit të tij shëndetësor si ‘akt barbar’.
Drejtori i përgjithshëm Yves Daccord tha se “Kryqi i Kuq e dënon me forcën më të madhe këtë akt barbar. Jemi të dëshpëruar. Khalil Dale ishte një punonjës i besuar dhe me shumë eksperiencë i Kryqit të Kuq, me shumë kontribute në çështjen humanitare”.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com