Politikani 65-vjeçar Walter Lübcke, anëtar i partisë së qendrës së djathtë CDU të kancelares gjermane Angela Merkel u gjet i vrarë në Kassel të Gjermanisë.

Viktima u gjet në tarracën e shtëpisë së tij në dhe ishte qëlluar me pistoletë në kokë në një distancë e afërt.

Policia deklaroi se arma e krimit nuk u gjet në vendin e ngjarjes.

Sipas “Bild”, Lübcke, baba i dy fëmijëve, në kohën e krizës së migrimit, në vitin 2015, kishte folur në favor të të drejtave të refugjatëve, duke tërhequr zemërimin e aktivistëve të ekstremit të djathtë.