Një lëndë plasëse e pashpërthyer është gjetur pranë derës së një lokali në pronësi të 38-vjeçarit Klevis Hyka.
Ngjarja është regjistruar rreth 06:30, në rrugën “Berisha”.
Shërbimet e specializuara xheniere hoqën lëndën plasëse, teksa policia vijon hetimet për ngjarjen e plotë të rrethanave.
“Më datë 29.10.2026, rreth orës 06:30, në rrugën “Berisha”, në Kamëz, është konstatuar një sasi e dyshuar lënde plasëse, e vendosur pranë derës së një subjekti (lokal), në pronësi të shtetasit K. H., 38 vjeç, e cila nuk ka shpërthyer.
Shërbimet e specializuara xheniere kanë bërë të mundur heqjen e lëndës së dyshuar plasëse nga vendngjarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi sot policia.










Komente
Komento