Një person në Himarë është gjendur në rrugë dhe është dërguar në spital me fraktuara e një të prerë në fyt.

Report Tv mëson se personi i dërguar në spital rreth orës 13:00 është në gjendje të rëndë. Dyshohet se ai është prerë në fyt gjatë një konflikti të çastit.

"Sot në Qëndrën Shëndetësore Himarë, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se është dëmtuar me një mjet të mprehtë(thikë), si pasojë e një konflikti të çastit.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjeksore më të specializuar. Në vendngjarje ndodhet shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punon për zbardhjen identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", tha policia

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:10
U gjet me një prerje në fyt, i plagosuri dërgohet drejt Tiranës në gjendje të rëndë

Personi i cili u gjet me një plagë në fyt ditën e sotme në rrugë në Himarë është dërguar me urgjencë në Tiranë.

Mësohet se ai ka dëmtim në larging dhe në ezofag dhe është në gjendje kritike për jetën.