Një nga kopjet e librit të shenjtë të Kuranit me përmasat më të vogla, të barabarta me ato të një pulle postare, ndodhet në Shqipëri. Në pronësi të familjes Prushi në Tiranë, libri i shenjtë i besimtarëve myslimanë është trashëguar brez pas brezi.
Mediat e huaja i kanë bërë jehonë këtij lajmi, duke i kushtuar edhe një reportazh të tërë. Rituali është gjithmonë i njëjtë. 45 vjeçari Mario Prushi lan me kujdes duart dhe fytyrën para se të puthë dhe të vendosë në ballin e tij një nga Kuranët më të vegjël në botë.
“E kemi trashëguar brez pas brezi me shumë fanatizëm. Dhe për ne, për mua dhe për familjen time, është një nga gjërat më të shtrenjta”- shprehet 45 vjeçari për agjensinë e lajmeve AFP.
Vetëm 2 centimetër i gjerë dhe 1 centimetër i hollë me 900 faqe në total, libri thuajse 'zhduket' në pëllëmbën e pronarit të tij dhe mund të lexohet vetëm me një xham zmadhues.
Është e vështirë të përcaktohet kur daton ky Kuran. Por studiuesit janë të mendimit se një libër i përmasave të tilla ka nisur të qarkullojë që prej shekullit të 19-të.
The big history of Albania's tiny Koranhttps://t.co/iHAMlOeoEt pic.twitter.com/qrPKD1qixP
— AFP News Agency (@AFP) April 26, 2023
Shume i lezetshem.Nena ime thoshte qe dikur kishin patur ne familje nje Umgjill me te njejtat permasa,por kapaket ishin prej argjendi me Shen.Merine me Krishtin e vogel ne krah te gdhendur ne reliev-miniature.Ishin kohe te veshtira atehere,kohe luftrash dhe nuk dihet fati i tij,e vodhen pushtuesit, sepse na plackiten nja dy here,o vendasit,apo u dogj,nuk e dime.Sot kam nje tufe letrash pokeri me keto permasa,thjesht i mbaj per koleksion si gje e vecante,se nuk jane praktike per te luajtur.
Përgjigju