TIRANE – Banorët e zonës së Farkës në periferi të kryeqytetit kanë gjetur një antitank pranë liqenit të Farkës. Policia ngre dyshimin se mund të bëhet fjalë për të njëjtin antitank me të cilin u godit banesa e kryekomunarit të Farkës, Fatbardh Plaku më 25 mars.
Bazuka është dërguar në laboratorin e kriminalistikës për ekspertizat që do zbardhin nëse është përdorur ndaj banesës së Plakut në Farkë të Vogël, ku fatmirëisht nuk pati të lënduar.
A1Report ka trasmetuar pamjet e filmuara nga goditja me predhën antitank të 25 marsit, ndërsa ngjarja është ende e pazbardhur nga grupi i hetimit të prokurorisë dhe policisë së Tiranë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vila e kryekomunarit të Farkës u godit me antitank