Një bombë me peshë 500 kg e cila i përket Luftës së Dytë Botërore u gjet mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.
Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një postimi në Facebook.
Ajo shprehet se bomba u gjet nga forcat xheniere në terren të cilët javën e ardhshme festojnë 100-vjetorin e krijimit.
Më pas forcat xheniere u zhvendosën në poligonin e Bizës në Martanesh ku bënë dhe shpërthimin e bombës.
fajin e ka SALIU
Përgjigju