Gjendet një gomone në Vlorë, dyshohet se ishte ajo që transportoi 55 klandestinët e kapur më 8 janar! U gjendën disa telefona (VIDEO)

Një gomone është gjetur në det Vlorë. Dyshohet që është gomonia që tentoi të trafikonte 55 klandestinët nga Lindja e Mesme më 8 janar. Megjithatë ende janë informacione të pakonfirmuara..

Gomonia dyshohet se ka qenë e klandestinëve edhe për faktin se 0përputhet fakti që është 10 metra e gjatë dhe ka pasur 3 motorë me nga 350 kuaj fuqi. Dyshohet se një nga motorët ka rënë ndaj dhe ka sjellë probleme. Sipas policisë është një mjet lundrues që përballon dallgët e forta.  

Burime nga policia bëjnë me dije se janë gjetur disa telefona brenda në gomone. 

Kujtojmë se më 8 janar një gomone me 55 klandestinë nga Lindja e Mesme dhe 3 trafikantë shqiptarë po tentonin të ikin drejt Italisë, por ka pësuar avari në rrethana ende të paqarta. Një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë, pranë fshatit Poro.

Gomonia e braktisur

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase