Një grua 71 vjeçare me iniciale M.M është gjetur e mbytur në afërsi të Portit të Vlorës.
Sipas policisë nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.
Për këtë shtetase mëngjesin e sotëm kanë bërë kallzim në Polici, familjarët e saj për largim nga banesa.
Shtetasja M.M vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Komento