Shkodër- Ditën e sotme është gjetur nga banorët një kufomë e dekompozuar në një tokë në fshatin Kuç.
 
Policia është lajmëruar nga banorët e zonës së Kuçit, pasi kanë konstatuar viktimën.
 
Nga të dhënat e para nga blutë e qytetit të Shkodrës mësohet se kufoma është e seksit mashkull, rreth 1.70 cm, ndërsa nuk i janë gjetur mjete identifikimi.
 
Nga mbikëqyrja paraprake ekspertët dyshojnë se trupi gjendej në vendin ku u gjet në fshatin Kuç prej shumë kohësh.

Kufoma e dekompozuar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për identifikimin dhe për ekzaminim të mëtejshëm, pasi nuk dihet nëse është vrarë, apo vdekja ka qenë natyrale.


d.b/shqiptarja.com