Peshkatarët në zonën e Kanalit të Vivarit në Butrint kanë vënë re një numër të madh gaforresh të ngordhura të cilat i zhvendoste rryma e ujit gjatë fenomenit të zbaticës.

Ende nuk dihet shkaku i ngordhjes së këtyre gaforreve, për të cilat kultivuesit e midhjeve në Liqenin e Butrintit thonë se prania e tyre në liqen zhduku midhjet.