Gjendet një person i mbytur në Portin e Durrësit, dyshohet se mund të jetë sirian

Gjendet një person i mbytur në Portin e Durrësit, dyshohet se mund të jetë sirian

Personi i mbytur në Portin e Durrësit

DURRËS- Një person është i mbytur në basenin e Portit të Durrësit.

Kanë qenë dallgët që e kanë trupin e pajetë të seksit mashkull, të nxjerrë në kalatë në pjesën lindore të portit detar.

Policia dhe rojet bregdetare e kanë nxjerrë në breg trupin e pa jetë. Trupi i viktimës nuk është identifikuar, ndërkohë që nga burimet thuhet se mund të jetë arab, sirian, ose maroken.

Dyshohet se ka tentuar të ngjitet në ndonjë anije ose traget, ndërkohë që një ka çantë shpine ku mendohet të ketë rrobat e tjera.

'Më datë 30.05.2021, në Portin e Durrësit, në afërsi të barkave të peshkimit është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i seksit mashkull, i paidentifikuar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, ku nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për identifikimin e  personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.'- njofton policia.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën