Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Qytetin Studenti. Mësohet se viktima, ende i pa identifikuar, u gjet në rrugën “Gramoz Pashko”. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Trupi i pajetë u dërgua në morg, ku pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes. Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1624472738_qs.jpg

1624472749_qss2.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes