40-vjeçari gjendet i pajetë brenda kabinës elektrike në Tiranë

40-vjeçari gjendet i pajetë brenda kabinës elektrike në Tiranë

Foto ilustruese

Një person është gjetur i vdekur pasditen e sotme në Tiranë brenda një kabine elektrike.

Burime bëjnë me dije se personi ende i paidentifikuar është gjetur te rruga 'Bab Rexha'.

Sakaq, të njëjtat burime bëjnë me dije se policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje.

Shkaku i vdekjes dyshohet të jetë kontakti i 0-vjeçarit me rrymën elektrike, pranë kabinës tek ish-Parku i Autobusëve.

Njoftimi i Policisë së Tiranës
Rreth orës 17:00, në rrugën “Bab Rexha” është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, brenda kabinës elektrike,  pa shenja jete shtetasi H. N, rreth 40 vjeç. 

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të pushuar, dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agjenti: 08/11/2021 12:04

    Po ti shohesh kabinat elektrike neper Tirane jane si han pa porta kushdo mund te futet pa pike problemi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar