E bija denoncoi në ‘Pa Gjurmë’ zhdukjen e të atit, gjendet trupi i dekompozuar i 50-vjeçarit në Vlorë (VIDEO)

VLORË- Një trup i dekompozuar është gjetur ditën e sotme në brendësi të një pallati në qendër të Vlorës. Trupi i dekompozuar i përket 50-vjeçarit Gëzim Racaku, zhdukja e të cilit u denoncua nga vajza e tij më 13 korrik në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv.

Trupi i 50-vjeçarit është gjetur sot rreth orës 11:25, pa shenja jete. Trupi i Racakut ishte në brendësi të një pallati në ndërtim. Sipas Policisë, Racaku vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, po policia po punon për zbardhjen e saj.

Kujtojmë që vajza e tij Zhaklina Racaku, denoncoi në ‘Pa Gjurmë’ largimin e të atit nga banesa që prej datës 5 korrik. Sipas saj, Racaku u largua nga shtëpia në lagjen ‘Partizani’ në orët e para të mëngjesit të 5 korrikut. Ajo ka treguar se nuk ishte hera e parë që i ati largohet nga shtëpia, ndërsa ka shtuar se prej kohësh vuante nga depresioni. 50-vjeçari jetonte me djalin dhe vajzën, që ditën kur bashkëshortja i la 18 vite më parë. Ky largim i papritur i gruas shkaktoi pasoja të rënda psikologjike tek Gëzimi.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari