DURRËS- Një kufomë është gjetur e mbytur në detin e Durrësit rreth orës 06:30 të mëngjesit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se trupi i pa jetë është gjetur rreth 8.5 milje larg bregut të plazhit të Durrësit në drejtim të Bishtpallës.
Kufoma është gjetur nga peshkarexha 'Primo' teksa kthehej nga gjuetia e peshkut. Pasi kanë pikasur kufomën personat që ishin në peshkarexhë e kanë marrë dhe e kanë nxjerrë në breg.
Ndërkohë që pritet të bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar identitetin dhe shkaqet e vdekjes. Deri më tani nuk është bërë i mundur identifikimi, seksi apo mosha e viktimës për shkak të dekompozimit dhe përzierjes me mbeturina bimore. Megjithatë burime për Report Tv bëjnë me dije se tek viktima janë vën re një palë streçe dhe duke u nisur nga kjo dyshohet se është femër.

Komente

