DURRËS- Një person i pajetë është gjendur brenda një autormjeti në qytetin e Durrësit. Trupi i pajetë është gjendur pranë shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”. Policia e Durrësit njofton se viktima ishte 39 vjeç dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit.