Një trup i pajetë është gjetur në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Trupi dyshohet të jetë i Martin Çeços, i cili ishte larguar nga banesa.

26-vjeçari Martin Çeço ishte denoncuar nga i ati se kishte humbur disa ditë më parë.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale, ndërsa trupi i pajete nuk është nxjerrë akoma nga rezervuari.

Edhe familjarët e të riut gjenden pranë rezervuarit.