Është gjetur trupi i pajetë i ish-shefit shqiptar të anti-drogës në Malin e Zi, Rudolf Dofi Elezoviç. Kjo u konfirmua nga autoritetet malazeze. Anëtarët e policisë kufitare gjetën trupin e pajetë të oficerit të policisë Rudolf Elezović në lumin Buna, zhdukja e të cilit u raportua më 27 maj. Shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet nga autopsia, por paraprakisht dyshohet për vetëvrasje.

Zhdukja e Elezoviç u raportua nga gruaja e tij më 27 maj, pasi ai humbi gjurmët mes kufirit ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna, ndërsa ka dyshime se ka bashkëpunuar më trafikantët për lejimin e kalimit të sasive të mëdha të drogës.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic, ndërsa ka mbajtur edhe poste të përgjegjshme në sektorin e policisë kufitare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:31
U gjet i vdekur në Ulqin, Fjolla Morina tregon lidhjen me ish-shefin e anti drogës: Një humbje e madhe për ne

Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar në lidhje gjetjen e trupit të pajetë rë ish-shefit të anti drogës në Ulqin, Rudolf Doci Elezoviç, i cili u gjet i vdekur pranë lumit të Bunës.

Këngëtarja ka postuar një foto në Instastory, ku ka treguar e prekur se Elezovic e ka pasur mik, ndërkohë që u shpreh ngushëllimet familjes së tij.

 “Miku im i Dolfi shume veshtire po e kom te shkruaj per ty. Ngushellime te sinqerta familjes dhe miqve. Nje humbje e madhe per ne. Kujtimi i tij do te jete ne zemrat tona. Ngushllime”, ka shkruar këngëtarja krahas imazhit.

Postimi i bërë nga Fjolla Morina