KORÇË- Një emigrant i paligjshëm është gjendur pa shenja jete pyllin e fshatit Trestenik të Devollit në kufi me Greqinë. Sipas informacioneve mësohet se emigranti është i kombësisë siriane dhe trupi i tij është gjetur nga policia dhe Frontex .
Kën qenë banorët e zonës ata të cilët kanë gjetur trupin e pajetë të 40 vjeçarit. Të dhënat paraprake bëjnë me dije se në trupin e sirianit nuk janë gjetur shënja dhune, dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti.
"Më datë 12.11.2023, rreth orës 07:10, në pyllin e fshatit Trestenik, Devoll, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar për shkaqe natyrale"- thuhet në njoftimin e policisë.
Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
B.V/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.8%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
73.7%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)
24 Janar, 21:56
-
Të lidhur me zinxhirë, njëri pas tjetrit! Shtëpia e Bardhë poston foto të emigrantëve ilegalë që po dëbohen nga SHBA
24 Janar, 15:24
-
FOTOLAJM/ Korçë, drejtuesi humb kontrollin e automjetit dhe përfundon në një parcelë
23 Janar, 16:39
-
Gruri e misri stok në Maliq, s’ka treg! Fermeri: Unë veç në TikTok e reklamoj dhe atë po na e mbyll Rama
23 Janar, 13:48
-
SHBA/ Kongresi miraton projektligjin për ndalimin e imigrantëve pa dokumente, të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme
23 Janar, 08:48
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Shpërdori detyrën për vëllanë ndërtues, SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri
21 Janar, 12:45
-
Aksioni i RENEA-s në Pogradec, Gjykata cakton masat e sigurisë për 6 të arrestuarit
20 Janar, 16:08
-
Nis censusi i shpendëve në liqenet e Ohrit e Prespës, studiuesit: Numri i tyre është ulur, ndikon njeriu
19 Janar, 16:01
-
Rama: Ndërtojmë qendrën e parë të skive në Korçë! 160 bujtina, 500 mijë turistë flenë të paktën një natë në ‘Parisin e Vogël’
19 Janar, 13:07
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28