FIER- Llambri Marku, 60-vjeç është gjetur i pajetë në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij në Divjakë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale, pasi për shkak të një cigarje, është shkaktuar një zjarr në dhomën, ku po qëndronte 60-vjeçari. 60-vjeçari kishte vetëm 3 ditë që ishte ndarë nga gruaja. Dyshohet se ai ka konsumuar alkool në sasi të madhe dhemë pas ka ndezur cigaren.
Në katin e katërt të hotelit të tij në papafingo, e ka zënë gjumi me cigare në dorë e cila ka ndezur dyshekun dhe mesa duket flaka ka sjellë djegien komplet të trupit te tij. Kanë qenë familjarët e tij që e gjetën të djegur pasi 60 vjeçari nuk përgjigjen në celular.
Fillimisht ka marrë flakë dysheku e më pas është djegur e gjithë dhoma. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
60-vjeçari i cili ndërroi jetë pasi një zjarr përfshiu dhomën e hotelit që ai kishte në pronësi në Divjakë, kishte vetëm 3 ditë që ishte ndarë nga gruaja.
Dyshohet se ai ka konsumuar alkool në sasi të madhe dhemë pas ka ndezur cigaren. Në katin e katërt të hotelit të tij në papafingo, e ka zënë gjumi me cigare në dorë e cila ka ndezur dyshekun dhe mesa duket flaka ka sjellë djegien komplet të trupit te tij.
Kanë qenë familjarët e tij që e gjetën të djegur pasi 60 vjeçari nuk përgjigjen në celular.