ITALI- Një italian dhe dy shqiptarë u arrestuan nga policia në Ailano (Caserta) pasi u kapën në një plantacion marjuane, të fshehur mes bimëve.
Falë helikopterit, plantacioni i përbërë nga 500 bimë u identifikua dhe ishte i kultivuar në një sipërfaqe prej rreth njëmijë metrash katrorë, e rrethuar nga lisa të gjatë. Brenda një vilë ngjitur me plantacionin, karabinierët më pas gjetën dhe sekuestruan 2500 gjethe marjuanë të thata, ndërsa në një enë u gjetën 300 gramë marijuanë gati për shitje.
Operacioni u zhvillua nga karabinierët e Kompanisë së Piedimonte Matese së bashku me ata të Departamentit Operativ të Komandës Krahinor dhe personelin e skuadronit të helikopterëve “Caçiatori Puglia”.

Komente

