Gjendet portreti i famshëm i Churchillit

Gjendet portreti i famshëm i Churchillit

Winston Churchill

Një portret i ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Winston Churchill, i vjedhur nga një hotel luksoz në Otava, Kanada është gjetur në Itali dhe do të kthehet në fund të këtij muaji, thanë autoritetet kanadeze.

Autoritetet kanadeze besojnë se portreti është vjedhur midis midis 25 dhjetorit 2021 dhe 6 janarit 2022.

Po ashtu policia thotë se portreti ishte shitur përmes një shtëpie ankandi në Londër një blerësi në qytetin verior italian të Xhenovas, por të dy personat nuk ishin në dijeni se fotoja ishte vjedhur.

Një 43-vjeçar nga provinca kanadeze e Ontarios u arrestua në prill dhe u akuzua për vjedhje dhe trafikim të portretit.

Shërbimi Policor i Otavës tha se blerësi i veprës do t’ia dorëzonte portretin Shërbimit Policor të Otavës në Romë gjatë këtij muaji, raporton BBC.

Portreti do të ekspozohet sërish në ‘Fairmont Chateau Laurier’.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?