Gjendet 'Portreti i Zonjës' i Gustav Klimt, ishte vlerësuar 60 milionë euro

Gjendet 'Portreti i Zonjës'  i Gustav Klimt, ishte vlerësuar 60 milionë euro

Autoritetet italiane kanë konfirmuar se kanë gjetur pikturën "Portreti i Zonjës" i Gustav Klimt, e vlerësuar 60 milionë euro, e cila u grabit 22 vite më parë në një galeri arti në Piacenza.

Sipas autoriteteve, piktura u gjet rastësisht gjatë punimeve në të njëjtën galeri "Ricci Oddi" në Piacenza ku u zhduk më shkurt të 1997.

Vepra e artit u gjet brenda një thesi të zi në murin e jashtëm të galerisë, e fshehur në një zgavër dhe e mbuluar nga bimët.

Mendohet se grabitësit e kanë fshehur fillimisht  aty për ta rekuperuar pak ditë më vonë, por nuk kanë mundur.

"Portreti i Zonjës"  iu nënshtrua një analize nga ekspertët e artit të cilët vërtetuan origjinalitetin e saj.

Piktura  është realizuar nga Klimt në periudhën kohore 1916-1917. Ajo ka përmasat 60x55cm.

Piktori austriak Gustav Klmit konsiderohet një nga artistët më përfaqësues të rrymës Art Nouveau të fund viteve të '800 e fillim të '900.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë