Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se vogëlushja u gjet pasditen e të hënës, pranë të afërmve të policit 40-vjeçar, i cili është zhdukur pa lënë gjurmë.
Policia po punon intensivisht për gjetjen e Ismet Hysës, ndërkohë që për dorëzimin e tij në polici janë duke bashkëpunuar edhe të afërmit e autorit të krimit.
Ismet Hysa, i cili punon si polic privat, mendohet se mund të jetë fshehur në Tropojë, e cila është edhe vendlindja e tij, andaj policia e Tiranës po bashkëpunon edhe me Komisariatin e Tropojës për kapjen e tij.