Gjendja shëndetësore e Sarri-t, Juventus emëron në stol ish-trajnerin e Interit

Gjendja shëndetësore e Sarri-t, Juventus emëron në stol ish-trajnerin e Interit

Maurizio Sarri nuk do të jetë në pankinë e Juventusit për dy ndeshjet e para që bardhezinjtë do të luajnë në sezonin e ri, që janë konkretisht dy ndeshjet e ‘Seria A’ kundër Parmës dhe Napolit. Arsyeja është se trajneri Italian po kalon një problem shëndetsor në mushkëri, me mjekët të cilët e kanë diagnostifikuar me pneumoni.

Për këtë arsye klubi kampion i Italisë me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar zëvendësin e Sarrit që do të drejtojë ekipin në këto ndeshje. Ai do të jetë Giovanni Martusciello, trajneri i dytë i ekipit dhe njëkohësisht ndihmësi i Sarrit.

Në dy sezonet e mëparshme Martusciello ka qenë ndihmësi i Luciano Spalletti-t te Inter, ndërsa më herët ka patuar me Sarri-n te Empoli.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë